Mirësevini në Gjimnazin "Kuvendi i Arbërit"

KONKURS

PËR REGJISTRIMIN E NXËNËSVE NË KLASËN E DHJETË (10) PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021
Kriteret për aplikim në gjimnazet e shkencave natyrore janë si në vijim:
  1. Nota mesatare në shkollimin e mesëm të ulët në lëndët prioritare (fizikë, kimi, biologji dhe matematikë) duhet të jetë së paku 4.00 e më e lartë
  2. Pikët në Testin e Arritshmërisë në lëndët prioritare (fizikë, kimi, biologji) duhet të jenë së paku 40% e pikëve të mundshme respektivisht së paku 10 pikë në 3 lëndët prioritare.
  3. Pas aplikimit të suksesshëm online aplikantët brenda afatit të caktuar sipas konkursit të shpallur duhet të sjellin dokumentet origjinale (të shkollimit të mesëm të ulët dhe çerifikatën e lindjes) në lokalet e Gjimnazit "Kuvendi i Arbërit" për verifikim dhe aprovim nga Komisioni Profesional për Pranim (Nëse kopjet fizike nuk dorëzohen në shkollë brenda afatit të caktuar sipas konkursit do të konsiderohet se aplikimi nuk është kompletuar).

SQARIM: PASI TË KENI PËRFUNDUAR APLIKIMIN, NËSE NË EKRANET TUAJA SHFAQET SHENJA X ME NGJYRË TË KUQE, JU NUK I KENI PLOTËSUAR NJË NGA KRITERET E MËSIPËRME PËR TË APLIKUAR NË GJIMNAZIN E SHKENCAVE TË NATYRËS "KUVENDI I ARBËRIT" NË FERIZAJ.

Konkursin mund ta gjeni KËTU

Aplikimi online